×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kjo jam unë origjinale”, Loredana sjell foto pa makijazh

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 15:38

    Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, është mjaft e dashur për audiencën e gjerë.


    Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

    Së fundmi ajo është parë duke shijuar pushimet në Dubai, ndërsa ka udhëtuar me vajzën dhe reperin Mozzik.

    Por, Loredana si rrallëherë është shfaqur tërësisht natyrale dhe dukja e saj me gjasë ka befasuar ndjekësit në rrjetet sociale.

    Rep-artistja foton e publikoi në Instastory me një mbishkrim se ajo është e vërteta dhe pa ndonjë grim apo ndonjë efekt të shtuar në të.

    Kujtojmë se projekti saj i fundit është “Kein Hunger”, që erdhi në bashkëpunim me UFO 361.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!