×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo nuk pritej! Ronela Hajatin e ftojnë në emisionin e famshëm ndërkombëtar!

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 19:32

    Ronela Hajati është një ndër vajzat më popullore në showbizin në shqiptar, kjo si për shkak të këngëve dhe videoklipeve të saj mjaft tematike dhe provokuese njëkohësisht, si për jetën e saj private, por mbi të gjitha për karakterin e saj e të folurën pa dorashka.


    Dhe ashtu siç ka njoftuar para disa ditësh, Ronela Hajati është drejt rrugës për t’u bërë e famshme ndërkombëtarisht. Këngëtarja shqiptare është e ftuara e radhës në emisionin portugez “Quem sou eu?” e këtë e ka bërë të ditur vetë Ronela dhe moderatorja e emisionit.

    Kjo e fundit ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet Ronela teksa thotë: “Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Ronela Hajati dhe jam e ftuara e radhës në programin ‘Quem SOU eu?’ të Luciana Abreu. Kështu që na ndiqni!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!