×
  • Show Time
  • Show Time

    Klea Huta zbulon detaje për depresionin pas lindjes

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 21:01

    Moderatorja e njohur Klea Huta ka vendosur që së fundmi t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve.


    Klea Huta ua ka mundësuar ndjekësve të saj në Instagram, t’i parashtrojnë pytje asaj rreth gjithçka që dëshirojnë të dinë, shkruan lajmi.net.

    Ajo ka treguar momente të ndryshme nga pritja e ëmbël dhe një ndër pyetjet që Klea nuk ka hezituar t’i përgjigjet, ka qenë ajo se sa ishte e nevojshme ndihma nga të tjerët pas lindjes.

    “Ka qenë gjithçka. Pa mamin tim dhe të gjithë pjesëtarët e familjes sime dhe të Elgitit do ta kisha jo të vështirë, por të pamundur për të mos kaluar post partum. Ma kanë bërë shumë të lehtë këtë rrugëtim të ri, më të bukurin në jetë, por dhe shumë i vështirë. E kam kaluar si diçka shumë normale, pa drama dhe pa depresione. Ndryshe nga fillimi i shtatzënisë”, ka shkruar Huta krah postimit të saj në “Instastory”, duke ndarë këto detaje nga pritja e ëmbël. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!