×
  • Show Time
  • Show Time

    Komediani vdes gjatë shfaqjes, turma mendon që është pjesë e aktrimit

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 21:05

    Komediani veteran i “Stand-up comedy”, Ian Cognito ka vdekur në skenë gjatë performacës së tij.


    60 vjeçari u ul në një stol në skenë duke marrë frymë shumë rëndë, para së të binte në heshtje për tërë për 5 minuta gjatë shfaqjes së tij të enjten.

    Udhëheqësi i shfaqjes, Andrew Bird, tha se turma në lokalin The Atic mendoi se kjo ishte një shaka dhe vqazhduan të qeshni, pa e ditur se diçka ishte gabim.

    Ambulanca e vendi e shpalli atë të vdekur në skenën e ngjarjes.

    Prezantuesi Bird, kishte treguar se ai nuk po  ndihej edhe aq mirë para shfaqjes mirëpo kishte këmbëngulur të vazhdonte me komedinë e përgatitur.

    Ai tha se Cognito kishte bërë shaka për shëndetin e tij edhe më herët duke i thënë turmës: “Imagjinoni nëse unë do të vdisja para jush këtu”.

    Bird kishe shkuar në skenë për ta parë nëse ai është mirë, mirëpo edhe ai bashkë me turmën po mendonte që kjo ishte veç se një shaka edhe ai do të zgjohej duke e frikësuar me një ‘boo’.

    Komediani gjithashtu ishte tallur për këtë çështje edhe në  fillim të performancës së tij ku kishte thënë:”Imagjinoni të keni një atak dhe të zgjoheni duke folur një gjuhë të huaj”.

    Vdekja në skenë do të kishte qenë mënyra më e mirë se si veterani komik do të kishte dashur të ikte nga kjo botë.

    Cognito, emri i vërtetë i të cilit është Paul Barbieri, kishte lindur në Londër në 1958, dhe kishte filluar performancat që nga mesi i viteve të 80-ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!