×
  • Show Time
  • Show Time

    Komentohet mjaft shumë për pamjen e jashtme, Big Mama tregon kilogramët e humbur

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 10:35

    Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka bërë një transformim të madh në dukje që nga fillimi i karrierës.


    Fjala është për këngëtaren nga Tetova, Besjana Kasami, e cila për publikun tashmë është e njohur si Big Mama.

    Duke qenë se komentohej vazhdimisht për kilogramët e tepërt, ajo prej disa vitesh ka bërë një ndryshim të madh duke bërë një rënie drastike.

    35 vjeçarja së fundi ju ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa të tilla për pamjen e jashtme nuk munguan.

    “O Big sa kile ke humbur”, ka qenë njëra nga pyetjet që i është drejtuar nga një ndjekëse në Instagram.

    “40 kilogramë”, ishte përgjigja e artistes e cila nuk ka zbuluar më shumë detaje, ndonëse ka qenë pre e disa ndërhyrjeve.

    Përveç kësaj, këngëtarja u ka premtuar fansave se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!