×
  • Show Time
  • Show Time

    Kontabilisti i vjedh Rita Orës 2.7 milionë euro

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 14:44

    Ish-kontabilisti i Rita Orës është arrestuar me 5 vite e 8 muaj burg për mashtrim dhe vjedhje parash.


    Kontabilisti i klientëve të njohur si Rita Ora dhe lojtari i rugby, Matt Dawson, është dënuar me burg pasi ka vjedhur një shumë prej gati 4 milionë euro.

    38-vjeçari Andrew Munday i ka shkaktuar kompanisë së Ritës humbje prej 2.7 milionë eurosh gjatë kampanjës së mashtrimeve që i zgjati për 7 vite, pasi Munday i merrte paratë nga llogaritëe tyre dhe i vendoste tek llogaria e tij personale.

    Babai i dy fëmijëve është dënuar për 5 vjet e 8 muaj burgim pasi ka pranuar akuzat se i ka përfaqësuar pa të drejtë gjashtë klientë dhe ka tri raste të pastrimit të parave.

    Andrew 38-vjeçar dërgoi 1.8 milion euro nga kompania e këngëtares shqiptare në llogarinë personale bankare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!