×
  • Show Time
  • Show Time

    Kristi për marrëdhënien e Luizit me Kiarën: Ai është i stresuar e me dyshime, po i mbaron pasioni

    Reporteri
    04 Qershor 2023 | 21:35

    Banori i Big Brother VIP Albania Krist Alija ka dhënë mendimin e tij për marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës.

    Ai është shprehur se Luizin pas daljes së “Big Brother” e shikon shumë të stresuar, të paqartë dhe me dyshime, ku thekson se pasioni mes çiftit sa vjen dhe po zbehet, raporton Top Chanel.

    Krist Aliaj: Luizin e shikoj pak të stresuar, të paqartë dhe me dyshime për shumë gjëra, por shpresoj t’i përballojë të gjitha?

    Erjola Doci: Po të dashuruar e sheh?

    Krist Aliaj: Logjikisht pas 5 muajsh që je aty brenda, pasioni fillestar, ai po mbaron dhe po zbehet, dhe duket.

    Erjola Doci: Pasioni mes çiftit po thua?

    Krist Aliaj: Po, po po zbehet. Duhet të kërkojnë mënyra të tjera ta mbajnë atë pasionin lart dhe të bëjnë projekte me njëri-tjetrin pse jo.

    Ronaldo Sharka: Po ti ku e ke kuptuar për shembull?

    Krist Aliaj: E kuptoj, e ndjej tek energjia e Luizit, ndihen ato gjëra. Ka disa gjëra që nuk shikohen, që janë intuitave dhe që unë i kuptoj shumë mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!