×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kur hapi derën i tha…”, Kiara zbulon porosinë që Sabiani i la Kejsit

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 12:46

    Krist Aliaj dhe Keisi Medini janë cilësuar si një “çift” para se brenda BBV të hynte babai i modeles, Sabiani. Por ditët e fundit, është vënë re një distancim mes tyre.

    Kristi nga ana e tij, ka shprehur shqetësimin në lidhje me distancimin nga Keisi, gjë që ka ardhur pikërisht pas largimit të babait të saj nga programi.

    Por, vetë Keisi, duke folur për marrëdhënien e saj me Kristin, tha se nuk i pëlqen kur njerëzit i quajnë “të lidhur” apo “çift” sepse ata ende po njihen, janë të afërt dhe qëndrojnë me njëri-tjetrin, por i ka thënë “mjaft” cilitdo që pretendon se janë duke përjetuar një histori dashurie.

    Ka qenë Kiara e cila tha se Keisi është e ndikuar nga babai i saj dhe fjalët që ai i tha para se të linte BBV.

    Kristi: Ka thënë ndonjë gjë Keisi? Se po më rri shumë distante.

    Luizi: Ndjehet keq në momentet kur bën debate, sidomos me mua, nuk ka gjë me ty. Ajo ma tha edhe mua. Më beso që nuk ka aspak lidhje me Sabianin

    Kiara: E paska me ty?! E ka sepse Sabi kur hapi derën i tha “me mend në kokë”. Nuk e ka me ty Luiz, nuk është kjo arsyeja. Arsyeja është vetëm babai i saj. Aq sa i ka bërë mirë ardhja e Sabit, aq edhe i ka ndikuar, se është edhe në një moshë shumë të vogël.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!