×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kur isha e vogël dëgjoja muzikën e saj” Bebe Rexha tregon cilën artiste shqiptare dëgjonte në CD

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 23:09

    Këngëtarja e njohur me famë botërore me origjinë shqiptare Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë këtë javë për të dhënë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.


    Teksa ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe ka treguar disa detaje, lidhur nga jeta e saj personale dhe karriera.

    Pyetjes nëse ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD!”

    Ndër të tjera Bebe ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por që tashmë preferon më shumë muzikën pop.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!