×
  • Show Time
  • Show Time

    Kur nis me provokime, Era s’ndalet me pak

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 9:34

    Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, e ka nisur suksesshëm vitin 2019 me disa projekte muzikore.

    Muaj më parë, ajo solli një bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike, këngën “Selfish”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

    Ndërkohë, e njëjta ka paralajmëruar se më 19 prill do të sjellë duetin më të ri me motrën e saj, Norën, një këngë e cila titullohet “Nuk e di”, përcjell Telegrafi.

    Era vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

    Së fundmi, Era ka publikuar për ndjekësit një fotografi mjaft atraktive dhe provokuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!