×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush është njeriu misterioz që shoqëron Loredanën në Paris

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 15:59

    Loredana, me ose pa qëllim, publikoi në Instagram dy foto që linin goxha vend për diskutim. Dy duar të bashkuara dhe disa postime në InstaStories në Paris natyrshëm i bënë njerëzit (dhe portalet) kuriozë.


    Nisur nga postimet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, duket se bëhet fjalë për Macloud, producentin e këngëve dhe albumit të saj, “King Lori”.

    Siç mund ta shihni, edhe Macloud ndodhet në Paris, edhe pse nuk e dimë pse e vendosi vendodhjen Romë, Itali. Gjasat janë që të jetë ngatërruar.

    Në disa postime të producentit, Loredana shkruan “je kaq i bukur” dhe në një tjetër, ku ai pyet “cila është ngjyra jote e preferuar?”, reperja përgjigjet me “ti”.

    Sigurisht që të gjitha komentet mund të jenë në kuadrin e një shoqërie të ngushtë. Vlen të thuhet se pak orë më parë, Loredana publikoi këngën “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju, që do të thotë se nuk është çudi që postimet me duart e bashkuara të jenë përdorur për të tërhequr vëmendjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!