×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush është personi i cili po bën rolin e ariut në shtëpinë e Big Brother VIP?

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 11:35

    Prova javore në shtëpinë e Big Brother VIP ka sjellur mjaft momente gazmore mes banorëver.

    Një “ari” është futur brenda shtëpisë, por që banorët nuk duhet t’i reagojnë në asnjë moment, pasi prova mund të llogaritet e humbur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mirëpo, kush po luan rolin e këtij ariu që kohë pas kohe po futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

    Ndjekës të këtij formati kanë hedhur dyshimet e para se ai mund të jetë vëllai i Donaldit, Romeo, pasi sipas tyre ariu duket shumë i afërt me të.

    Ndryshe, kjo sfidë e banorëve me ariun do të vazhdojë deri nesër në spektakël, ku dhe do t’ju komunikohet atyre nëse e kanë fituar provën apo jo.

    Derisa theksojmë se në nominim janë, Iliri dhe dy banorët e rinj, Arbëri dhe Eltioni./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!