×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush sipas Afrim Muçiqit po derdh “lot krokodili” për gurbetqarët?

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 18:14

    Këngëtari Afrim Muçiqi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin ‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini.


    Për emisionin, këngëtari ka folur edhe për tubimet elektorale që mbahen në salla dasmash, ndërkohë që dasmat janë të ndaluara shkaku i pandemisë, shkruan Reporteri.net.

    Duke qenë se është i mllefosur me vendimet për ndalimin e dasmave, Afrimi tha se nuk do bëhej kurrë politikanë, madje, edhe foli për disa që sipas tij po derdhin lot krokodili për gurbetqarët. Për më tepër shikojeni videon në vazhdim:

    Këngëtari theksoi se nuk ka logjikë që restorantet të bllokohen për dasma, por, lejohen të jenë të hapura për eventet e politikanëve, tash në prag të zgjedhjeve.

    Sipas tij, nëse dasmat nuk lejohen kategorikisht, këngëtari tha se derisa ligji po shkelet nga politikanët, do të shkelet edhe nga këngëtarët.

    ‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!