×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky është plani më i afërt i Gresa Behlulit

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 19:03

    Një nga këngëtaret më të dashura të Kosovës, Shkurte Fejza, ishte e ftuara e radhës në “Shiko Kush Luan” së bashku me vajzën e saj, Gresa Behluli.


    Ashtu siç pritej, zëri i saj do të duartrokitej shumë nga publiku, por një improvizim me kërkesë të moderatores Luana Vjollca, përcolli tjetër emocion.

    Shkurtja i meritonte tërësisht pikët për skuadrën e saj, pasi performoi këngën për Adem Jasharin, transmeton Top Channel.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Gressa Behluli (@gressabehluli) on

     Në studion e emisionit, veç argëtimit përcillet shpesh fryma e patriotizmit duke treguar bindshëm që Kosova dhe Shqipëria janë një.

    Një tjetër moment që na zbuloi një dëshirë të Shkurtes ishte përballja me vajzën e saj, Gresa Behluli, në një sfidë.

    Veç gjërave që pëlqejnë e nuk pëlqejnë, ato treguan se Gresa ka në planet e afërta një fëmijë dhe Shkurte mezi po pret të bëhet gjyshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!