×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky është urimi i Ardit Gjebreas për ditën e çlirimit të Kosovës

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 16:32

    Sot Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit nga forcat e okupatorit serb dhe këtë datë është siguruar që ta urojë edhe prezantuesi shqiptar, Ardit Gjebrea.


    Në llogarinë e tij të rrjetit social Instagram ai postoi një fotografi të para 20 vjetëve, konkretisht të hyrjes së trupave të KFOR-it në vendin tonë dhe la këtë shënim:

    “20 vite më parë si sot, NATO i jep fund masakrave të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Përfundoi makthi i vrasjeve, djegieve, dhunimeve, dëbimeve!Dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët! U rikthye paqja, drejtësia, dinjiteti! Gëzuar vëllezër! ♥”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!