×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky është vendi i veçantë ku u arrestua Fjolla Morina!

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 14:29

    Ditën e sotme Policia e Kosovës ka arrestuar Fjolla Morinën.

    Këngëtarja e cila kishte kohë që ishte në arrati, por në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, ajo ditën e sotme (19 korrik) është prangosur, shkruan Reporteri.net.

    Vendi i veçantë ku Fjolla Morina u prangos ishte pikërisht para lokalit të saj me fustane nusërie “ALAYAH”.

    Në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, Policia e Kosovës ka konformuar lajmin për arrestimin e këngëtares në bazë të udhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë.

    “Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!