×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky veprim sugjeron se Elvana Gjata dhe Ervin Mata janë ribashkuar

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 16:24

    Që prej përfshirjes së të fejuarit të saj, Ervin Matës në ngjarjes e Ish-Bllokut, me 1 të vrarë e 2 të plagosur, këngëtarja Elvana Gjata është gjithmonë në qendër të mediave.


    Sipas mediave të ndryshme, raporti mes çiftit ka qenë në krizë.

    Heqja e unazës së fejesës nga ana Elvanës ka rënë në sy edhe gjatë koncerteve të ndryshme që këngëtarja ka zhvilluar.

    Mirëpo, zëra më vonë hodhën poshtë këto aludime duke pohuar se ata janë bashkuar sërish.

    Vetë Elvana ka publikuar në ‘Instastory’ një selfie, ku shfaqet me syze dhe kapele. Por ajo çfarë bie më shumë në sy është unaza e këngëtares me gur diamanti, që është e njëjtë me atë që i ka dhuruar Ervin Mata.

    Ky mund të jetë dhe një konfirmim nga ana e këngëtares, që ata janë ende bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!