×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi dhuron 2500 euro për fëmijët e Grupit Kumanova dhe 5000 euro donacion për studentët e UP-së

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 12:35

    Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri – Labi, ka dhuruar një shumë prej 2500 euro për 50 fëmijët e Grupit Kumanova.


    Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtarë në rrjetin social Facebook, ku po ashtu ka deklaruar se projektet e reja muzikore i ka gati, mirëpo duke pasur parasysh telashet e qytetarëve si pasojë e pandemisë COVID-19, ka vendosur që mos t’i publikojë ato deri në normalizimin e situatës.

    Ndër të tjera, Labi ka dhurar edhe një donacin në vlerë prej 5000 euro për studentët e Universitetit të Prishtinës si dhe i ka pajisur edhe 10 fëmijë të tjerë më iPad për të ndjekur mësimin online.

    Ish-deputeti Tahiri ka një porosi për të gjithë, “Paret mos i mbani “TURSHI”, DHURONI”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ky është njoftimi i plotë i tij:

    “Mirëdita të gjithëve!

    Këngët e mia i kam gati për ti publikuar, por pasiqë qytetarët dhe femijët kanë telashe tjera shkollore derisa përfundimisht të kaloj pandemia nuk po i publikoj. Pas donacionit 5000€ për studentët, ne kemi ndarë 2500 për fëmijêt që janë në shkolla, të familjarëve të Grupit Kumanova! Bëhet fjalë për 50 fëmijë nga 50 euro! Po ashtu edhe për 10 fëmijë të tjerë Ipod për të mesuar online! Me rëndesi neve na bjen ndermend, e kush është edhe më i Zoti lë të dhurojnë donacione për shumë fëmijë se edhe ashtu PANDEMIA NA DEMTOI TË GJITHËVE. Parat mos i mbani “TURSHI”. DHURONII. Labi FKSH”, u shpreh këngëtari.

    https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/photos/a.838067189602000/3838722619536427/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCh5yg1WvIudubjCSYgMWQ0L3Bqy2IzOchvAsBX9o_MYfV28ZCamk0903igBJdR3ltZFRsQCUOpRVhxE3h1h8PrXXa0wqTWgB1vReE0lVXtMEjxzDtym7jj3yh4zDLfaowQ62UOnJkPirmCkwtL_MAfJIA5594v6dbgaS1BzkjYZO8j5mH18SDLF7gTkkKPt5PM7qm48_-nzWUT42edL4pn4EmEfree1Y78WXcN4V2dLAXIQ2TN-FOTP5B9h2PuaqGIz_U_MsFP1huxvYezVy_j9AQS9gtVx5MWhEHJsJ7CxIiI2fjFLa5dqbVOBBuWgdWB&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!