×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi për situatën në Veri: Punët e mëdha për shtetin e kombin bëhen në heshtje dhe me kohë

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 17:15

    Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Veri të vendit.


    Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që mos të shqetësohen për situatën në Veri, pasi thotë se punët e mëdha për shtetin dhe kombin bëhen në heshtje, shkruan Reporteri.net

    Labi tutje thotë se me postime në ‘Faebook’ askush nuk mund të ndryshojë gjendjen e një populli apo shteti.

    “Mirëdita Kosovë!

    O njerëz të dashur?, mos u shqetsoni dhe mos e mësoni kryeministrin se si me veprua në këto rrethana, se PUNËT e mdha për SHTETIN E KOMBIN bëhen në heshtje dhe me kohë…!

    Pra, kryeministri e di mirë se ku i’a ka vendosur pikën kësaj pune! Ne nuk e kemi mundesinë që nga facebooku ta ndryshojmë gjendjën e një populli apo gjendjen e njê shteti.

    Gjërat ndryshohen me veprime.

    Zotnia është ai që vepron dhe, para 4 dite veproi në të mirën e Kosovës, për qytetarët e Kosovês.
    Kryeministër, vazhdo me bindjet që ke për të mirën e Kosovës, se siq të kupton Zoti të kupton edhe populli. ??

    Pasi që jam lypsarë e shërbëtorë për qindra raste në ndihmë të qytetarêve tanë, mê takon që edhe të mbrojë njerëzit që mundohen të punojnë për Kosovë e për shqiptarë. ✊❤️
    Me dashuri për të gjithë, Labi Kosovë e Shqipërisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!