×
  • Show Time
  • Show Time

    Ledina Çelo heq dorë nga nënshtetësia shqiptare

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 19:15

    Këngëtarja Ledina Çelo ka hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare. Mësohet se ajo ka vendosur të marrë nënshtetësinë gjermane vend ku jeton prej disa vitesh.


    Ledina Çelo mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” për kanto dhe më pas shkollën e lartë. Ka marrë pjesë në disa konkurse dhe sfilata mode, në Shqipëri dhe jashtë shtetit si dhe ka realizuar disa videoklipe.

    Në vitin 2005, Ledina Celo ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin muzikor të Eurovizionit.

    Ajo ka qenë dhe prezantuese e festivalit në RTSH në dhjetor 2003, në krah të Adi Krastës. Sot ajo është e martuar në Gjermani me ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!