×
  • Show Time
  • Show Time

    Leonora Jakupi i reagon ashpër Nora Istrefit

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 8:31

    Kohë më parë, ishte përfolur se Nora i ka marrë Leonorës këngën “A e ke ditë” pa leje duke ia “djegur”.

    E pyetur nëse e ka bërë një gjë të tillë, Nora tha se kurrë nuk i ka vjedhur këngë asaj.

    “Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Të ishte një këngë e Leonorës unë s’do ta bëja kurrë. Bëhet fjalë për këngën “A e ke ditë” e cila këngë e Flori Mumajesit. Refreni është i Florit ndërsa pjesën tjetër të këngës e kam bërë vetë. Ka qenë këngë shumë personale e imja në kohën kur është bërë dhe e kam ndjerë shumë, hala e dua si këngë”, u shpreh Nora në emisionin “Më lër të flas”.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Leonorës.

    Ajo është treguar e ashpër duke thënë “edhe hajn edhe rrenc”.

    Ndryshe, Nora në intervistë u shpreh kundër raporteve të tensionuara mes vajzave në estradë, duke e lidhur këtë pjesë me feminizmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!