×
  • Show Time
  • Show Time

    Leonora Jakupi shijon pushimet në Turqi

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 10:55

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, duket se fundin e sezonit veror e ka ruajtur për pushime.


    Kjo pasi ajo ka bërë të ditur se është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi dhe si destinacion ka zgjedhur Turqinë.

    Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe, ku ka treguar se ndodhet në qytetin e Bodrumit.

    Në një prej fotografive, këngëtarja Jakupi mund të shihet me një dukje mjaft atraktive e veshur me shumë stil, gjersa pozon afër brigjeve të qytetit turistik.

    Leonora pak ditë më parë ndodhej për pushime në Shqipëri, teksa duket se ka zgjedhur Turqinë për fund, për të përfunduar sezonin veror të pushimeve.

    Sa i përket muzikës, ajo ka qenë në heshtje gjatë kësaj vere, duke mos sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

    Ashtu si shumë kolegë të saj, Leonora po pauzon edhe në aspektin e mbajtjes së mbrëmjeve muzikore, shkaku i mos-organizimit të tyre për shkak të pandemisë COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!