×
  • Show Time
  • Show Time

    Linda Halimi: Familjarët nuk më flasin akoma pse u martova me një të huaj

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 21:59

    Sot Lindita Halimi është një ndër artistet shqiptare më të sukesshme, e cila ka arritur që emri i saj tëdëgjohet edhe përtej kufijve shqiptarë. Për të arritur deri këtu ku është sot, asaj i është dashur të ngjisë shkallët e suksesit ngadalë, por me hapa të sigurt, edhe pse kishte shumë zëra nga pas që i thoshnin se ajo nuk do ia dilte.


    Të lindte në një fshat të vogël në Gjilan të Kosovës ka bërë që ajo të haset me shumë vështirësi dhë paragjykime gjatë rrugëtimit të saj muzikor.

    E ftuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC, Lindita ka kujtuar ato momente të vështira.

    “E kam patur shumë të vështirë në fillim, plus që vija nga një fshat shumë i vogël dhe atje akoma vajzat martohen me mblesëri. Unë të këndoja ishte diçka shumë absurde. Që nga gjyshi edhe të gjithë më thoshnin ‘nuk është gjë e mirë, është emër i keq për familjen tonë, do na ngelesh pa martuar, nuk të merr askush’. Dalja ime në skenë ka qenë një shenjë guximi dhe lloj rebelimi se e kam dashur gjithmonë muzikën”, ka treguar Lindita Halimi.

    Këngëtarja arriti t’i thyente pak nga pak ato mure që e rrethonin dhe iu tregoni shqiptarëve, por jo vetëm, talentin dhe vokalin e saj potent.

    Por çfarë ndodhi me të pasi ajo u bë e suksesshme dhe e njohur për publikun?

    “Fillova me pas kushërinj që nuk i dija që kishin ekzistuar. Filluan rastësisht të më donin të gjithë, mirëpo normal u diskutua sërish pesha. Ajo ka qenë tema kryesore”, ka treguar duke qeshur Lindita.

    Gjatë bisedës me Jonida Shehun, Lindita ka folur edhe për njohjen me bashkëshortin e saj reperin amerikan BIG D, ku ka thekuar sërish që është ndjerë e paragjykuar edhe për këtë zgjedhje.

    “Kisha shumë frikë t’ju tregoja prindërve fillimisht. Kisha shumë frikë se ishim vend ivogël, vend konservativ, siç thashë gocat jepeshin me mblesëri, nuk e njihnin as burrin. Babi më tha që e kam ditur këtë histori se dikush që e ke vetëm mik, nuk vjen të merr në lokal në orën 10 të natës deri në 3 të mëngjesit. I kam kaluar më tha mua këto kohë, por nuk po dija si ta thoja, po prisja derisa të hapeshe ti vetë. E them pa turp që kam edhe familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Soirée (@soiree_sezoni3)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!