×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana shpenzon shifra marramendëse, veshja e fundit i kushtoi më shumë se 102 mijë euro

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 18:28

    Loredana Zefi njihet për jetën luksoze që bën, ngase fiton shumë nga muzika që prej fillimit të karrierës.


    Atë e shohim të veshur nga brendet e njohura, ndërsa shifrat e veshjeve e aksesorëve të saj janë goxha të larta.

    Ndonëse reperja nuk flet shumë për fitimet, ajo mund të shihet nga veshjet dhe jeta e saj se sa mirë paguhet.

    Faqja “Shqip Closet” në Instagram ka bërë të ditur se look-u i reperes në këto foto e ka kaluar shifrën 1 mijë euro, më saktë, 102,660 euro, shkruan lajmi.net.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Loredana (@loredana)

    Lista e çmimeve vijon si më poshtë.

    Korseja e saj “Chanel” ka kushtuar 1140 euro, xhaketa e lëkurës “Zegna” ka kushtuar 3470 euro, vëthët “Isabellefa” i kanë kushtuar reperes 5200 euro ndërsa varësja “Isabellefa” 28.350 euro. Gjithashtu, byzylykët e po të njëjtës markë i kanë kushtuar njëri 10.650 euro dhe tjetri 12.750 euro. Për unazën “Isabellefa”, Loredana ka paguar 12.600 euro.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!