×
  • Show Time
  • Show Time

    Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike, “ankohet” për kritikat se nuk di të këndojë

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 15:38

    Luana Vjollca ka arritur suksesin e rradhës duke u shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”, një revistë prestigjioze britanike që ka zgjedhur këngëtaren shqiptare për kopertinën e muajit shtator.


    Në kopertinën e kësaj reviste Luana shfaqet e veshur me fustan lejla e flokët e lagur.

    Gjatë intervistës për revistën “Global Woman”, Luana ka treguar se është paragjykuar shumë për faktin që këndon, por ajo nuk është dorëzuar.

    “Tranzicioni në industrinë e muzikës (edhe pse kam studiuar kanto dhe kam marrë pjesë në festivale), është shoqëruar me paragjykime. Por sot mund të them se ja dola, ja dola sepse e dashuroja dhe sepse kam punuar fort dhe kam besuar që do ja dal. Jam e lumtur kur shkoj në koncerte në çdo shtet të botës ku ka shqiptarë dhe takoj kaq shumë fansa dhe marr dashuri prej tyre”, është shprehur Luana/Xing.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!