Luana Vjollca publikon këngën e re

Luana Vjollca ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.


Vetëm një ditë pasi bëri të ditur lajmin se ka arritur të nënshkruajë kontratë me gjigantin “Sony Music”, Luana publikoi videoklipin e parë nën ombrellën e tyre.

“1 mijë vjet” mban titullin kënga, e cila erdhi e realizuar me një videoklip mjaft interesant ku bukuroshja shqiptare shfaqet tejet atraktive dhe e kuruar në çdo detaj si gjithmonë.

Për videon është kujdesur Imagine Films, kënga është krijim i Rzon dhe Pllum ndërsa teksti është shkruar nga Yll Limani.