×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi paralajmëron largimin nga Big Brother: Do të bëj gati valixhet bashkë me Kiarën

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 8:33

    Një sfidë e fortë mes Kiara Titos dhe Olta Gixharit do të zbulojë se cila prej tyre do të triumfojë në nominimin kokë më kokë në Big Brother. Por Luiz Ejlli ka paralajmëruar se do të largohet nga shtëpia e BBV nëse eliminohet e dashura e tij.

    Luiz Ejlli u shpreh se do të bëjë gati valixhet dhe do të largohet nëse eliminohet. Ai u shpreh se nuk i intereson nëse ka biletë kthimi.

    “E kam dashur këtë lloj nominimi, mu plotësua ëndrra. Ose largohet Olta Gixhari nga kjo shtëpi në këtë mënyrë, ose nuk largohet ndryshe, duke marrë parasysh se është kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo vetëm me Kiarën. Nëse ndodh e kundërta, sepse nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por nuk e them as presion edhe as për mosrespekt ndaj këtij formati. Nëse del Kiara të shtunën, do bëj gati valixhet së bashku me të, dhe do dal me të, pak rëndësi ka nëse ka biletë kthimi, unë nuk kthehem më nëse del Kiara. Është e kot të qëndroj kur nuk arrijnë mbështetësit e neve të dyve për të nxjerrë Oltën”, tha Luizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!