×
  • Show Time
  • Show Time

    Luli i “It’s my love” bëhet baba

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 21:19

    Nëse e mbani mend, Lulzim Jashari ishte një ndër meshkujt pjesëmarrës të sezonit të parë të “Për’puthen”, i cili më pas u pa dhe në një format të ngjashëm në Kosovë, në “It’s my love”.


    Më herët, ish-konkurrenti ka plasur ‘’bombën’’ duke zbuluar se prej 2 vitesh është në lidhje dashurie dhe prej muajsh ishin në pritje të fëmijës së parë.

    Ky lajm u bë i ditur në emsionin “n’Kosovë show”, ku bashkëshortja e tij u fut në studio dhe surprizoi të gjithë publikun mbarë.

    Ajo që mori më së shumti vëmendje ishte deklarata e tij se produksioni ishte në dijeni se ai ishte në lidhje e më pas edhe i martuar.

    Pritjes i ka ardhur fundi dhe në familja e Lulzimit është shtuar me një bebushe.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Instagram”.

    “Mirë se erdhe në jetë qika jem”, shkruan ai krahas fotos me vogëlushen e sapolindur

    Kujtojmë se Lulzimi lançoi këngën e tij të parë para disa kohësh. Ai njoftoi ndjekësit në Instagram për projektin e tij të ri, i cili titullohet “Filma” dhe vjen në bashkëpunim me Huggo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!