×
  • Show Time
  • Show Time

    Madonna i habit të gjithë, paguan 5 milionë dollarë për performancën në “Billboard Music Awards”

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 8:09

    Madonna do të jetë një ndër të ftuarat speciale në “Billboard Music Awards”, që pritet të mbahet këtë vit në datën 1 maj. Performanca e këngëtares 60-vjeçare pritet të jetë një nga më të veçantat që është parë ndonjëherë tjetër në televizion.


    E gjithë skena do të jetë e mbushur me holograme dhe ekrane për efekte speciale. Kjo performancë e Madonna-s do të kap vlera prej 5 milionë dollarësh, të cilat do të paguhen të gjitha prej saj. Burime për “TMZ” kanë treguar se “mbretëresha e pop-it” do të paguajë gjithçka vetë dhe do të ketë zero asistencë nga ana e “Billboard”.

    Gjithashtu është mësuar se performamca e Madonna do të zgjasë 7 minuta dhe gjithçka duhet të jetë në sinkron, sepse një gabim i vogël mund ta shkatërrojë të gjithën. Këngëtarja ka treguar në rrjete sociale se e ka marr me seriozitetin më të madh këtë performancë të saj, duke qenë se kanë nisur edhe provat gjenerale.

    Pak ditë më parë Madonna publikoi këngën në bashkëpunim me Maluma dhe në 14 qershor pritet të nxjerrë një album të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!