×
  • Show Time
  • Show Time

    Mamaja e Luizit reagon për herë të parë për lojën e tij në Big Brother Vip

    Reporteri
    07 Shkurt 2023 | 8:03

    Luiz Ejlli është njeriu më i përfolur i momentit, fenomeni i këtij viti, njeriu që po thyen çdo rekord shikueshmërie. Me ndjekës që e përkrahin dhe me ata që nuk e duan lojën e tij për shkak të kërcënime që herë pas herë ka bërë, referuar banorëve brenda shtëpisë, ai ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

    Kuriozitet të madh ka edhe për familjen e tij, e cila ka qëndruar larg mediave dhe vëmendjes, nisur edhe nga fakti që jetojnë në SHBA. Gjithsesi, përmes një telefonate mamaja e Luizit ka thyer heshtjen.

    Në një intervistë, ajo ka thënë se po e ndjek Luizin dhe se është e lumtur për rrugëtimin e tij, duke theksuar se e gjitha është një lojë dhe si e tillë duhet konsideruar. Por, po ashtu tha se uron të ketë sa më pak njerëz negativë aty brenda.

    “E shof që aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë është e lodhshme për të gjithë, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shohin më shumë si një lojë”-ka thënë mamaja e Luzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!