×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mami abortoi dy herë shkaku i dhunës nga babai”, rrëfimi i trishtë i Enit për fëmijërinë e tij dhe babanë e alkoolizuar

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 23:20

    Eni, banor i shtëpisë së Big Brother Albania VIP, ka habitur të gjithë me historinë e tij, të cilën e rrëfeu së fundmi për publikun.

    Ndonëse deri tani ka qenë i heshtur në lojë, Eni në fund ka vendosur të ndajë më tepër nga vetja, duke treguar për historinë e familjes së tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mes lotësh, ai rrëfeu se si babai i tij, nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë vazhdimisht mbi të dhe nënën e tij sa kishte qenë i vogël.

    “Ka tentuar shpesh që të ngreh dorë ndaj nënës time dhe jam dashur unë të përleshem me të në mënyrë që ta mbroj nënën time”, tregoi Eni.

    Kjo dhunë tha se ka filluar qysh sa ishte fëmijë, në moshën 10 vjeçare.

    Si pasojë, Eni tha se nëna dhe babai i tij ishin ndarë, e ky bashkë me nënën kishin shkuar për të jetuar te gjyshi, por se me insistimin e Enit, ishin ribashkuar prapë.

    Këtë, ai e ka konsideruar si gabim të tijin. Tha se iu duk sikur ia riktheu nënës edhe njëherë ato kujtime të këqija.

     

    “Kur isha në klasën e shtatë, vendosëm për t’u ndarë. U larguam nga qyteti i lindjes dhe erdhëm në Tiranë. Doja që prindërit të ishin bashkë. Pa i thënë mamit, një ditë i hipa autobusit dhe shkova në qytetin e lindjes. Kur shkova atje, e njoftova mamin dhe i thashë që nuk mund të rri pa ju. Më pas u ktheva me babin në Tiranë dhe u bashkua me mamin. Çfarë ka ndodhur më pas, shkaktari i gjithë asaj situate jam unë”, tha Eni.

    “Nuk e di nëse një ditë do arrij t’ia shpërblej mamit këtë gabim që kam bërë duke u kthyer prapë mbrapa dhe duke e bërë atë të përjetonte vitet më të këqija të jetës së saj”, tha tutje ai.

    Eni po ashtu ka treguar se ka pasur dëshirë që ta ketë një motër gjithmonë, por që nëna e ka abortuar faji i babait të tij.

    “Mami abortoi dy herë shkaku i dhunës nga babai”.

    “Nëse do të kishte një emër, një titull le të themi, unë do ta quaja ‘Dashuri dhe Shpresë’. Dashuria është ajo [nëna], kurse shpresa është ajo që unë kam dashur, që im atë realisht të ndryshonte, të mos ishte ai personi që ka qenë dhe ne të ishim një familje e shëndoshë, si shumë familje të tjera”.

    Në fund të rrëfimit të tij, “Big Brother” ia ka bërë edhe një surprizë, duke ia sjellur nënën brenda shtëpisë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!