×
  • Show Time
  • Show Time

    Martohet përsëri Kim Kardashian

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 14:14

    Në episodin e së dielës në “Keeping up with the Kardashians”, Kim dhe Kanye mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, djalin Psalm, para përvjetorit të pestë të martesës.


    Kur Kim solli foshnjën për të takuar pjesën tjetër të familjes Kardashian ajo shpjegoi se si e zgjodhën emrin e Psalmit.

    “Emri i tij do të ishte Ye, por Kanye nuk e pëlqeu ti sepse nuk kishte ndonjë kuptim. Ne shikuam çdo emër në Bibël që kishte Ye në fillim dhe emri i vetëm ishte Yehezkel. Kylie tha në momentin e fundi Pslam”, transmeton në shqip, Reporteri.net

    Si një mënyrë për të falënderuar Kanyen, Kim vendosi të bëjë një festë private të ripërtrirjes së betimeve të martesës në përvjetorin e tyre.

    “Unë mendoj se është kaq e veçantë që katër fëmijët tanë janë këtu,” tha ajo.

    Ndërsa ceremonia nuk u filmua, Kim me fustan të bardhë iu drejtua Kanyes: “Ti je burri im.Ti je shoku im më i mirë. Besimtari im më i madh dhe dashuria ime e vërtetë”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!