×
  • Show Time
  • Show Time

    Mashtroi “Përputhen” dhe “It’s My Love”, Lulzimi e pranon: Jam i martuar qe dy vite

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 15:06

    Lulzim Jashari shprehu pëlqimin për Antonetën dhe deri në javën e fundit, publiku priste t’i shihte teksa dalin çift.


    Dy konkurrentët e sezonit të parë të “Për’puthen” kanë pasur disa takime me njëri-tjetrin, kanë shprehur pëlqime dhe ndjesi të ndërsjellta, deri kur Antoneta hoqi dorë dhe në fund doli beqare nga programi.

    Madje, këtë vit, djali nga Kosova ka qenë pjesë e një programi të ngjashëm në Kosovë, ku ka zhvilluar disa takime për t;u njohur me vajzat konkurrente.

    Por, disa ditë më parë, zbuloi që gjatë gjithë kësaj kohë ka qenë i martuar. Madje, çifti është në pritje të një vajze.

    Ai pretendon se produksioni ka qenë në dijeni të martesës, madje bashkëshortja e ndiqte emisionin.

    “E dashura ime e ka pranuar këtë gjë. Më ka ndihumar fama, por nuk kam dashur të bëjë kështu gjërash. Më vinte inat se dhe Antoneta ka qenë e lidhur. Ka dhe shumë të tjerë që janë të lidhur”, tha ish-konkurrenti në “Shqipëria live”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!