×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mbylle gojën, e ke parë surratin si e ke?”, Mikela shpërthen në të bërtitura ndaj Julit

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 11:09

    Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka patur shumë tensione dhe debate të forta. Në një moment, Mikela ka shpërthyer në të bërtitura në mes të studios.


    Reagimi i saj erdhi pasi Juli i përmendi një deklaratë që ajo ka bërë më herët. Mikela ka rrëfyer se ka pasur një lidhje të konsoliduar dhe i dashuri e ka tradhtuar.

    “Argjendi duket ai tip që do jetë në një dhomë, Mikela do e vëri në gjumë dhe do shkoj në dhomën tjetër do flasësh me ish-të dashurin”, komentoi Juli për takimin e saj.

    E menjëherë shpërthen Mikela, e cila thotë: “Hera e fundit që mua më përmendet ish i dashuri, aq më tepër nga ti i cili nuk ke fare eksperienca jete, je një fëmijë. E keni bërë të gjithë rrugë këtë, mbylle gojën, kaq po them. Kush je ti ta përdorësh kundër meje, e ke parë surratin si e ke? Nuk kemi ardh këtu të gjykohemi nga një copë kalamani. Mbaje karrigen fito një takim me gocat se ti duhet të zhdukesh që këtu”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!