×
  • Show Time
  • Show Time

    Me fotografi familjare, Lopez inkurajon qytetarët të vendosin maska

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 15:24

    Të famshmit kanë numër të madh ndjekësish në rrjete sociale, andaj shumë shpesh ato i përdorin për të dërguar mesazhe me rëndësi.


    Ylli botëror Jennifer Lopez ka postuar së fundi disa fotografi bashkë me partnerin dhe fëmijët e tyre.

    E gjithë familja kishin vendosur maska në fytyrë dhe po shijonin qëndrimin në natyrë.

    “A mund të më tregoni a po buzëqeshi nën këtë maskë? Ne vendosim maskat për ta mbrojtur veten dhe njëri-tjetrin. Vendosja është kujdes. #vendosmaskë”, ka shkruar ajo.

    Kujtojmë se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë detyruar ta shtyjnë dasmën për shkak të pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!