×
  • Show Time
  • Show Time

    Me një foto të vetme, Naomi Kembel ua bën poshtërimin më të madh motrave Kardashian

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 20:54

    Kohë më parë, Kim Kardashian ishte akuzuar se kopjon sitilin e modeles së njohur Naomi Kembel nga vitet e 90-ta. Mediat e akuzonin se Kardashin jo vetëm që gjente inspirim në stilin e bukuroshes së njohur edhe si “pantera e zezë” por edhe për faktin se në mënyrë brutale vesh të njëjtat modele të fustaneve si ajo, transmeton Reporteri.net


    Më vonë doli se nuk bëhej fjalë vetëm për Kim Kardashian, por edhe për motrën e saj Kylie Jenner. Mirëpo, këtë herë bukuroshja e pistave të modës nuk priti që akuzat të bëheshin nga mediat, por e bëri këtë vetë.

    https://www.instagram.com/p/Bu650x_lW_m/?utm_source=ig_embed

    Kylie në llogarinë e saj në Instagram publikoi një foto me një kombinim interesant ku më së shumti binin në sy, syzet  dhe varësja karakteristike.

    Megjithatë, doli se ky kombinim ishte i kopjuar hiç më larg sesa nga Naomi.

    https://www.instagram.com/p/BvFqdZqHCmf/?utm_source=ig_embed

    Modelja e famshme nuk e lëshoi këtë rast dhe shumë shpejtë reagoi duke “poshtëruar” Kardashianët.

    Në të vërtetë, vetëm disa orë pas publikimit të fotos nga Kylie, Naomi, në Instagramin e saj, publikoi një foto të bërë 24 vjet më parë nga sfilata e dizajnert turk  Rifat Ozbek, ku mbante absolutisht të njëjtat syze dhe gjerdan si Jenner tani.

    Kjo ishte  e mjaftueshme që adhuruesit e modeles së njohur ta interpretonin këtë lëvizje si një mesazh për motrën Kardashian se është koha që të ndalet me kopjimin./Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/BvJ96jCHVwZ/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!