×
  • Show Time
  • Show Time

    “Më shkruanin i paske ik hoxhës prej tabuti”, Linda Hakaj tregon si i humbi 60 kilogramë

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 11:33

    Këngëtarja Linda Hakaj ka qenë e ftuar se fundi në një emision, ku ka folur për humbjen e peshës. Ajo ka treguar se ka humbur 60 kilogramë, falë një intervenimi të kryer në Turqi.

    Por, pas kësaj ndërhyrje, këngëtarja ka treguar është përballur me reagime të ndryshme e më së shumti negative nga ndjekësit në rrjete sociale.

    Ajo ka treguar se është bullizuar shumë herë sidomos pas humbjes së madhe të peshës.

    “Shumë herë, bile së fundmi para një viti dy. Kjo puna e bullizmit shumë më vret sepse kemi fëmijë. Unë mendoj që asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i bullizuar. Unë tashmë jam e rritur dhe nëse unë ndihem mirë nuk më pengon mendimi i tjetrit. Por, kisha pasur qejf me qenë pjesë e ndonjë kampanje e vetëdijësimit të njerëzit tanë, e sidomos femrave. Po e ceki femrave se gjithë ato mesazhe që kam marrë për shkak të punës së peshës. Kur kam qenë e plotë, a përse nuk po e ndal gojën, je bërë kështu je bërë ashtu”, u shpreh Linda.

    “Pasi u operova e jam kthyer në peshë normale, më kishin shkruar në privat i paske ik hoxhës prej tabuti. Më ka ardhur interesant, si një femër, si një nënë mundet që të bëj një pyetje kur duhet të mendojë se ai ka fëmijë të vetin dhe si ishte ndjerë nëse do i thoshin fëmijës së vet. Në qoftë se se dikush e merr një iniciativë të tillë, do kisha qenë e para për vetëdijësimin e gjithë njerëzve që sa më pak me pas bulizëm të paktën tek gjeneratat e reja”, vazhdoi më tej 39-vjeçarja.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Linda Hakaj (@hakajlinda)

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Linda Hakaj (@hakajlinda)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!