×
  • Show Time
  • Show Time

    Media britanike shkruan për Arilena Arën: Kënga “Shaj” është në pesëshen e preferuar të fansave

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 21:43

    BBC i ka dedikuar një artikull disa prej këngëve që do të garojnë në Eurovision të këtij viti.


    Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”, ndërsa BBC e ka listuar si pretendente për të fituar.

    “Eurovisioni nuk do të ishte Eurovision pa një baladë të tillë e cila preferohet të dëgjohet me volum të lartë”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.

    Ky medium gjithashtu përmend faktin që Arilena Ara ka fitur X Factor Albania 2.“Që kur fitoi The X Factor Albania në 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Kënga e saj “Nëntori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje”.

    “Shaj” është në mesin e këngëve të preferuara të fansave dhe është renditur në pesë këngët e para”, shkruan ky medium.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!