×
  • Show Time
  • Show Time

    Megi Pojani thyen heshtjen për jetën e saj private

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 22:13

    Konkurrentja e “Dancing With the Stars”, Megi Pojani, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë së bashku me balerinin e saj shoqërues në program, Jurgen Balën.

    Dyshja zbuluan më shumë rreth raportit që kanë ndërtuar dhe eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit. Duke folur për eksperiencën e saj në “DWST”, Megi u shpreh se është një “lodhje e bukur.”

    “Është lodhje shumë e bukur sepse unë e shijoj, më pëlqen. Është e bukur si eksperiencë, në aspektin personal më ndihmon të jem më e shëndetshme, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Shumë sfiduese”, u shpreh Megi.

    Sa i përket raportit me partnerin e saj në kërcim, Jurgenin, Megi u shpreh se “është mirënjohëse që e ka njohur.”

    “Jam mirënjohëse që e kam njohur Jurgenin. Nuk jam personi që të krijoj shoqëri në ambjente pune, jam shumë profesionale. Unë jam shumë selektive e njerëzit që shoqërohem, por Jurgeni ‘ma ka vjedhur zemrën’. Kur më thanë në fillim që do kërcej me Jurgen Bala, mendova ‘mos do më hapë problem ky mua, mos flet më shumë seç duhet’.

    Nuk po kërkoja protagonizmin, por doja të dija që ai përshtatej me natyrën time”- tregoi Megi.Nga ana tjetër, Jurgeni vlerësoi partneren e tij skenike dhe punën e palodhur që ajo bën.“Është vajzë shumë e lehtë, për punë. Është shumë e dëgjuar, shumë e përkushtuar. Është vajzë punëtore… Nga ana profesionale të gjithë konkurrentët do kenë një lehtësim në lëvizje sepse janë mësuar si ta ndjekin ritmin e shumë të tjera…”- tha Jurgeni.

    Duket se Megi e ka marrë shumë seriozisht pjesëmarrjen e saj në DWTS, teksa jo vetëm ka bërë ndryshime në regjimin e saj, por edhe tregohet shumë kritike me veten e saj në kërcim.

    “Regjimi im ushqimor ka ndryshuar shumë. E kam të thjeshtë të mbaj një regjim kur filloj të mësohem, tani po ha vetëm zarzavate. Është mundësi shumë e mirë që ke një produksion të tërë për të bërë gjëra shumë të bukura. Unë jam shumë kritike me veten, nuk jam njeri që kënaqem me komplimentet”, tha Megi.

    Gjatë intervistës u përmend gjithashtu perfromanca e dytë e Megit dhe Jurgenit që u përfol shumë dhe u kritikua nga juria.“La Fama, trajton famën por si në një marrëdhënie njerëzore, dhe ne u përpoqëm që ta inskenonim si gjë. Është një performancat që jam shumë krenare, tangon e kisha me shumë qejf”- tha Megi në lidhje me performancën.

    Sa i përket vlerësimit dhe pikëve të jurisë, Jurgeni u shpreh se është ai që preket më shumë pasi është profesionist, madje shtoi se kur Megi kritikohet ai analizon gjithçka duke e vënë veten në pozicionin e jurisë.

    “Pikët e jurisë janë shumë të rëndësishme për ne sepse tregon nëse kemi progres, por mendoj se unë mërzitem më shumë sepse pres nga ana profesionale të gjykohet. Nëse Megit i thuhet se nuk e ke realizuar një gjë, filloj edhe unë dhe bëj analizën time si profesionist duke e vënë veten në pozitat e një jurie. Sepse fakti që nuk jam në atë juri nuk do të thotë që di më pak se Kledi apo pjesa tjetër që nuk janë të përfshirë në balet”, tregoi Jurgeni.

    A ka pasur Megi një zënkë me Borën siç u përfol?

    “Jo, jam zgjuar dhe kur e kam parë më është dukur çmenduria më e madhe sepse kushdo që e kupton… Ishte një zënkë? Ishte me shaka totalisht replika që i bëra Borës. Ndërhyrja e saj ishte shumë me vend”, tha Megi.

    Megi nuk i shpëtoi as pyetjeve në lidhje me jetën e saj private, por nuk preferoi të zbulojë shumë.

    Ajo u shpreh: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!