×
  • Show Time
  • Show Time

    Melinda Ademi bëhet horë në Mitrovicë: I bjen parukja në mes të skenës

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 16:23

    Melinda Ademi, për momentin, është një prej këngëtareve më të kërkuara në skenën kosovare të muzikës moderne.


    Ajo ka arritur miliona shikime për pak kohë por, mbi të gjitha, ka fituar simpatinë e mijëra të rinjve, shkruan Reporteri.net.

    Kjo famë e saj ka bërë që të jetë shumë e kërkuar nëpër klubet e Kosovës. Vetëm mbrëmë ajo kishte dy koncerte, një në Mitrovicë dhe një në Prishtinë.


    Mirëpo, koncerti i parë në qytetin e Mitovicës nuk i shkoi krejt mirë, pasi pasti një incident të sikletshëm, të cilin ajo u mundua ta mbulojë.

    Teksa Melinda këndonte në skenë, një tufë flokësh të ngjitura si peruke i ranë në skenë, duke krijuar situatë të sikletshme.

    Një lexues i Reporteri.net ka dërguar videon në redaksi, duke thënë se ishte pak metra lart Melindës kur ndodhi momenti i sikletshëm, dhe ajo ka provuar ta kalojë me sportivitet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!