×
  • Show Time
  • Show Time

    Memo ka diçka për të thënë, pas suksesit të madh të filmit “Mrekullia në qelinë e shtatë”

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 20:38

    Filmi turk “Miracle in Cell No.7” po thyen rekorde shikueshmërie, kudo në Europë. 


    Filmi turk “Miracle in Cell No.7” që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë e shtatë” po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme.

    Ky projekt i publikuar në Netflix, i vitit 2019, aktualisht është ndër filmat më të shikuar këto ditë.

    Filmi ka për temë dashurinë mes babait dhe fëmijut, që e luajnë Aras Bulut İynemli (Memo) dhe Nisa Sofiya Aksongur (Ova).

    Pas gjithë këtij suksesi, Aras i është drejtuar publikur përmes një postimi në Instagram.

    “Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë Nr.7” (7. Koğuştaki Mucize) filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, janë fjalët e aktorit.

    https://www.instagram.com/p/B-fCk8HhHf9/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!