×
  • Show Time
  • Show Time

    Meridiani largohet nga “Për’puthen Prime”, kjo është arsyeja

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 16:02

    Këtë të diele do të jetë puntata e tretë e “Për’puthen Prime”, ku do të diskutohen ngjarjet e gjithë javës.


    Përgjatë puntatave të kaluara në karriget e opinionistëve kemi parë Fatma Haxhialiun dhe Meridianin e Big Brother, të cilët bashkë me Arjan Konomin jepnin opinionet e tyre mbi takimet dhe marrëdhëniet e konkurrentëve.

    Mirëpo, duket se rrugëtimi i Meridianit në këtë program ka përfunduar.

    Është mësuar se ish-banori i Big Brother nuk do të jetë më opinionist dhe këtë të dielë do të shohim Elona Duron, e cila do të jetë krah Fatma Haxhialiut për të dhënë mendimet dhe opinionet lidhur me takimet e konkurrentëve.

    Ndërkaq as produksioni, as vetë Meridiani nuk janë prononcuar për këtë zëvendësim apo për të treguar arsyet që çuan Meridianin në këtë vendim.

    Ndonëse, burime pranë produksionit kanë treguar se një zënkë mes Meridianit dhe Arjan Konomit ka bërë që Meridiani të largohej.

    Gjithsesi, mbetet për t’u parë të dielën nëse do të jepen akoma më tepër përgjigje për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!