×
  • Show Time
  • Show Time

    Mësohet data kur do të mbahet ‘Minimaratona 5km” dhe këngëtarët që do performojnë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 18:09

    Për të pestin vit mbahet organizimi ‘MiniMaratona 5km’, e cila tashmë është shndërruar në traditë.


    Kjo ngjarje sportive promovon jetën e shëndetshme dhe sensibilizimin e kauzave në vendin tonë.

    Ky event i organizuar si çdoherë nga Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada këtë vit është menduar që të gjitha të hollat nga shitja e biletave tu dedikohen fëmijëve me autizëm .

    E përveç garuesëve të cilët do të marrin pjesë në këtë minimaraton, në pjesën e Festivalit muzikorë e cila do të mbahet nga ora 12:00 deri 13:00 do të performoj artistja shumë e dashur për publikun Dafina Zeqiri, reperi LumiB dhe Dj Gamble.

    ‘Minimaratona 5km’ edhe këtë vit është përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

    Ngjarja do te filloj me një festival muzikor nga ora 12:00-13:00, më pas garuesit do të fillojnë vrapin nga ora 13:00 e cila do të mbahet ne sheshin ‘Zahir Pajaziti’ deri tek rrethi (Hotel Baci) dhe kthimi në pikën fillestare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!