×
  • Show Time
  • Show Time

    Mësohet emri i këngëtares së njohur që do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 20:54

    Mësohet emri i një prej personazheve të reality show “Big Brother Vip”. Mediat kanë filluar edhe aludimet se kush do të jenë personazhet e zgjedhur për marrë pjesë.


    Një ditë më parë, përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani zbuloi se personazhet e njohura do të bëhen me dije përmes faqes zyrtare të “Big Brother” në një postim që do të qëndrojë për pak kohë.

    Vip-Magazine.al ka zbuluar se konkurrentja e parë në “Big Brother VIP” do të jetë këngëtarja e njohura Sheila Haxhiraj.

    Sheila Haxhiraj është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!