×
  • Show Time
  • Show Time

    Mevlani i interesuar për vajzën e re, reagon Ledjana

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 12:04

    Që prej hyrjes së saj në emisionin “Për’puthen”, konkurrentja e re Ledjana Prenga deklaroi hapur pëlqimin e saj për dy konkurrentë, Atdheun dhe Mevlanin.


    Me këtë të dytin ajo ka realizuar edhe takime të cilat janë dukur tepër të ngrohta. Madje, Mevlani i ka dedikuar Ledjanës edhe një këngë, e cila bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë.
    Gjërat mes çiftit dukeshin perfekte, deri në momentin që në “Për’puthen” erdhi një hyrje e re.

    Vajza nga Shkodra e quajtur Antonela trazoi ujërat në emision dhe deklaroi që në hyrjen e saj se kishte gjithashtu pëlqim për Mevlanin.

    Madje, mes tyre ndodhi edhe një debat, kur Mevlani deklaroi se për Antonelën do të shkruante një album me këngë.

    Mbrëmjen e kaluar në emision, Antolena nxehu sërish gjakërat teksa i tha vajzave se ka ardhur t’i rrëmbejë djemtë, sepse ato “s’dinë t’i kapin”.

    Për më tepër, ajo tregoi se Mevlani i kishte dhënë fjalën se nëse s’do të ishte zgjedhja e saj, ai do të dilte nga “Për’puthen”.

    Pas këtyre ngjarjeve, Ledjana ka shprehur zhgënjimin e saj për Mevlanin, duke thënë gjithashtu se “Mevlani ashtu i thotë të gjitha vajzave”.

    Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një story si një mesazh për gjithçka që ka ndodhur.

    Konkurrentja ka publikuar foton e një zemre të vizatuar, duke shkruar “Vendin tem askush s’un ma zëvendëson“.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!