×
  • Show Time
  • Show Time

    Michelle Obama: “Vuaj nga depresioni i shkallës së ulët”

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 12:57

    Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, flet mbi ndryshimet që familja e saj dhe të tjera familje, u është dashur të përballen si rezultat i pandemisë nga Covid-19.


    “Unë e di që po përballem me një lloj depresioni të gradës së ulët. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve raciste dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese”. (referuar administratës së Donald Trump)

    Ajo shprehet se e ka ndjerë ndikimin dhe në gjumin e saj dhe se zgjohet në mes të natës, sepse shqetësohet për diçka, ose ka një rëndim. ”Unë kam kaluar ato rënie dhe ngritje emocionale që mendoj se të gjithë i ndjejnë, ku thjesht nuk e ndjen veten dhe ndonjëherë…ka patur një javë apo më shumë, ku unë duhej të dorëzohesha në këto emocione dhe mos të isha aq e ashpër me veten”.

    Për protestat “Black Lives Matter” dhe trazirat e vazhdueshme që janë perhapur ne gjithe vendin, thotë se gjithashtu kanë ndikuar në gjendjen e saj shpirtërore. ”Më duhet të them, që të zgjohem me lajme se si administrata ka reaguar ose jo, me lajmet se si një njeri me ngjyrë po dehumanizohet, po lëndohet e vritet dhe po akuzohet padrejtësisht për diçka, është e lodhshme. Më ka bërë të ndjej një peshë, që nuk e kam ndjerë prej kohësh në jetën time”./living/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!