×
  • Show Time
  • Show Time

    Milaim Zeka i reagon Kikës që tha se do të jetë pjesë e emisionit të tij

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 15:41

    Mbrëmë në emisionin “Express Rozë” të T7, ka qenë i ftuar Kika. Duke folur për risitë në episodat e radhës të “It’s My Love”, ai tregoi se ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka do të jetë pjesë e emisionit si analist.


    “Kemi edhe dy ardhje nga “Për’puthen”. Është Ana dhe Berati, të cilët kanë qenë mjaft të komentuar. Kemi edhe ndryshimin e analistit, që javë për javë ka me qenë aty. Është analist e politikan, z. Zeka, pra Milaim Zeka”, tha Kika.

    Por, vetë Zeka e ka mohuar se do të jetë pjesë e këtij emisioni. Në një prononcim për Express Rozë, Zeka ka thënë se Kikën e ka shok, por se s’do të jetë pjesë e emisionit të tij.

    “Unë kurrë në jetën time nuk e kam shikuar emisionin “It’s My Love”, dhe nuk do të marr pjesë kurrë si analist në këto emisione si “It’s My Love” e “Për’puthen”, ka thënë Zeka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!