×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja e famshme kishte qenë e martuar me një shqiptar para martesës me iranianin

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 11:56

    Modelja e famshme shqiptare, Emina Cunmulaj, asnjëherë nuk e ka pasur problem që të flas në publik lidhur me jetën e saj private.


    Ajo është e martuar me iranianin, Sam Nazarian me të cilin i ka dy vajza.

    Nuk dihej deri më sot mirëpo Emina Cunmulaj gjatë një interviste ka zbuluar se ka qenë e martuar me një shqiptar pasi prindërit nuk e lejonin të kishte një të dashur. Për ata që e paragjykojnë pse është martuar me një burrë që nuk është shqiptar ajo dha një përgjigje.

    “Kam qenë e martuar me një shqiptar si një vajzë e vogël pothuajse, pasi që ika në Amerikë prindërit nuk ma lejojnë të kisha të dashur, traditat shqiptare dhe unë direkt u martova dhe nuk eci. Shumë njerëz paragjykojnë se e kam marrë djalin jo shqiptar, e pata një shqiptar nuk eci”, ishte shprehur Emina Cunmulaj gjatë një interviste të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!