×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja kosovare në Amerikë frikësohet nga koronavirusi, ka ethe

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 21:24

    Modelja kosovare në SHBA, Lorena Haliti duket se e ka marrë seriozisht koronavirusin, madje modelja është e shqetësuar se edhe ajo mund ta këtë atë


    Në një postim që ajo e ka bërë në Instagram ajo ka shkruar se gjatë udhëtimit të saj të fundit me makinë kishte ethe.

    “Moti është i vrenjtur, dyqanet ushqimore janë bosh, rrugët janë të përmbytura…Unë kam ethe porsi një këlysh i vogël, por kjo me ndodh sa herë jam shumë lart”, ka shkruar ajo.

    https://www.instagram.com/p/B9reOiFnXD6/?utm_source=ig_embed

    Më vonë modelja ka postuar edhe një fotografi tjetër ku shihet me maskën mbrojtëse na koronavirusi derisa ka shkruar.

    “Duhet që ti lani duart por edhe njëherë po ia rikujtoj miqësisht se duhet ti lani duart rregullisht. E kuptoj se për disa kjo nuk është gjë e madhe, por askush nuk e ka fatin që të këtë një sistem të fortë unitar”, ka shkruar ajo derisa kur ka folur për maskën ka thënë vetëm që po përpiqet që ta rrisë vetëdijën për t’u mbrojtur nga coronavirus.

    Kujtojmë që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka shpallur “gjendjen e jashtëzakonshme” sonte në SHBA, pasi që në këtë shtet janë konfirmuar me mijëra raste me koronavirus si dhe dhjeta te vdekur si pasojë e këtij virusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!