×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja shqiptare me famë botërore paralajmëron se do t’a mbyll Instagramin

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 17:27

    Emina Çunmulaj, modelja me famë botërore është një nga personazhet më të dashur shqiptarë në Instagram.


    Ajo përkundër faktit që ka një pasuri të madhe, njerëzit e duan për thjeshtësinë dhe pasurinë shpirtërore që ajo ka.

    Ajo poston shumë nga përditshmëria e saj por duket se Instagrami tashmë ia ka sjellë në majë të hundës dhe po mendon seriozisht ta mbyll.

    Ajo ka postuar disa video në Instastory ku po drejton makinën dhe shprehet se ky vendim ka lidhje me disa komente negative që vijnë në drejtim të vajzave të saj e kjo është e patolerueshme për modelen.

    “Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek fëmijët e mijë. Ti je aty dhe fshihesh pas një profile fals duke shkruar për vajzat e mia dhe mendon se ke gjithë të drejtën e botës të thuash çdo gjë të keqe për to. Unë nuk e di kush je apo si dukesh, por edhe nëqoftëse je shumë i madh apo shumë i vogël unë do ta nxija jetën në maksimum përpara 1 milion njerëzve.”

    Gjithsesi ajo edhe pse i uron një jetë patetike ashtu siç e meriton një person i tillë shprehet se i vjen keq për të dhe këtë e mendon një anë tjetër e saj e cila thellë thellë ndjen vetëm keqardhje për persona të tillë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!